Një incident me armë automatike është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tetovë.
Të lidhura
None found
Policia bëri të ditur se rreth orës 04:20, një person që udhëtonte me motoçikletë ka qëlluar disa herë drejt shtëpisë së 48-vjeçarit S.B. Pas të shtënave, autori është larguar nga vendi i ngjarjes.
Si pasojë, janë dëmtuar porta metalike e oborrit, fasada e shtëpisë dhe objekti veror brenda oborrit. Gjithashtu, dëmtime janë evidentuar edhe në një automjet BMW, i cili ishte i parkuar aty.
Forcat e rendit kanë sekuestruar gjashtë predha në vendin e ngjarjes, të cilat do t’i nënshtrohen ekspertizës. Ndërkohë, vijojnë veprimet për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e autorit, ndërsa motivi i sulmit mbetet ende i panjohur.
