Pas vrasjes së 20-vjeçarit Johan Zuko, banorë të lagjes nr. 14 në Korçë kanë rrëfyer se çfarë dëgjuan dhe panë në momentet e para pas ngjarjes. Ata thonë se nuk e njihnin as viktimën, as autorin e dyshuar, pasi sipas tyre, asnjëri prej tyre nuk jetonte në atë zonë.
Banorët tregojnë se fillimisht dëgjuan një zhurmë të fortë, por nuk e kuptuan se për çfarë bëhej fjalë. Vetëm pasi dolën jashtë, mësuan se kishte ndodhur një vrasje. Ata e përshkruajnë lagjen si të qetë dhe thonë se një ngjarje e tillë nuk ishte hasur më parë.
Të lidhura
None found
“Nuk i njohim, nuk janë banorë të kësaj lagjeje. Dëgjuam një zhurmë të madhe dhe dolëm jashtë, pastaj kuptuam çfarë kishte ndodhur”, shprehen ata, duke shtuar se tashmë ndihen të frikësuar.
Policia vijon operacionin për arrestimin e autorit të dyshuar, i cili është identifikuar pas krimit. Ndërkohë, në zona të ndryshme janë ngritur postblloqe, ndërsa grupi hetimor po merr dhe analizon pamjet e kamerave të sigurisë, me qëllim zbardhjen e lëvizjeve të viktimës dhe autorit para vrasjes.
