Një ngjarje e rëndë është shënuar pak minuta më parë në lagjen nr. 14 të Korçës, ku dyshohet se ka ndodhur një vrasje.
Informacionet e para bëjnë me dije se një person mund të ketë mbetur i vrarë, ndërsa dyshohet se në krim është përdorur një armë kallashnikov.
Të lidhura
None found
Forcat e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat, si edhe për të identifikuar autorin e dyshuar.
Hetimet janë në fazat fillestare dhe pritet që Policia e Korçës të japë të dhëna të tjera zyrtare.
