Tensionet për emigrantët thellojnë përplasjen Itali-Spanjë, Madridi rikthen kontrollet në kufi

Marrëdhëniet mes Spanjës dhe Italisë janë tensionuar më tej për shkak të menaxhimit të fluksit migrator, pasi Madridi vendosi të kontrollojë udhëtarët që mbërrijnë nga Italia përmes linjave ajrore dhe detare.

Të lidhura

None found

Kontrollet nisën në mesnatë dhe do të zbatohen për një muaj, deri më 7 shtator. Pasagjerëve që vijnë nga Italia do t’u verifikohen pasaportat, shtetësia dhe vizat.

Masa e Madridit pason vendimin e marrë një javë më parë nga Italia për të kontrolluar personat që mbërrijnë nga Spanja. Roma e ndërmori këtë hap pas hyrjes së jashtëzakonshme të emigrantëve në enklavën spanjolle të Ceutës.

Autoritetet italiane kanë bërë të ditur se kontrollet do të vazhdojnë të paktën deri më 15 gusht. Sipas Romës, ekziston mundësia që një pjesë e emigrantëve të tentojnë të shkojnë drejt Italisë, pretendim që Madridi e ka hedhur poshtë si të pambështetur në fakte.

Italia nuk e ka pranuar as kërkesën e Spanjës për anulimin e masave. Qeveria italiane ka theksuar se nuk pranon “ultimatume” dhe se kontrollet do të mbeten në fuqi për aq kohë sa të vazhdojnë shqetësimet e sigurisë.

Kjo krizë ka vendosur përballë kryeministrin e Spanjës, Pedro Sanchez, dhe kryeministren italiane, Giorgia Meloni, duke shënuar një tjetër përplasje brenda Bashkimit Evropian lidhur me politikat e migracionit.

Shkak kryesor i mosmarrëveshjes është situata në Ceuta. Javën e kaluar, dhjetëra mijëra emigrantë tentuan të hynin në këtë enklavë nga Maroku. Pjesa më e madhe u kthyen gjatë ditëve që pasuan, ndërsa raportohet se rreth 100 persona humbën jetën gjatë përpjekjes për kalim.

Në Ceuta vazhdojnë të qëndrojnë rreth 1,400 të mitur, mes të cilëve ka edhe fëmijë në moshë shumë të vogël.

Në të njëjtën kohë, autoritetet spanjolle po ndjekin thirrjet e publikuara në rrjetet sociale për një përpjekje tjetër masive kalimi në mesin e gushtit. Spanja nuk ka pohuar se parashikon një valë të re migratore, ndërsa zyra e kryeministrit Sanchez ka deklaruar se zhvillimet po mbahen nën vëzhgim dhe se nuk pritet të përsëriten skenat e javës së kaluar.

Zhvillimet e fundit kanë risjellë në vëmendje mosmarrëveshjet rreth Ceutës dhe Melillës. Dy enklavat spanjolle në Afrikën e Veriut janë prej vitesh shkak tensionesh diplomatike ndërmjet Madridit dhe Rabatit.


Shtuar 8.08.2026 16:53

matbetJokerbetJokerbetJokerbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortjojobetJojobetholiganbetmarsbahiscasibombetlike girişbetcioJojobet GirişCasibomCasibomGrandpashabet GirişCasibom Giriş