Teknologjia digjitale synon të transformojë motorët e automjeteve elektrike

Motorët elektrikë tradicionalë mbështeten te magnetë të fuqishëm dhe të përhershëm, për prodhimin e të cilëve nevojiten metale të rralla me kosto të lartë.

Një zgjidhje ndryshe po zhvillohet nga kompania indiane Vimag Labs, e cila synon t’i zëvendësojë magnetët fizikë me një sistem digjital. Përmes softuerit, elektronika komandohet me saktësi të lartë dhe fusha magnetike gjenerohet në çast, vetëm në zonën ku kërkohet. Portali Elektrec raporton se risia nuk lidhet me përdorimin e ndonjë materiali të ri, por me një teknologji inteligjente kontrolli.

Të lidhura

None found

Manish Seth, themelues dhe drejtor ekzekutiv i Vimag Labs, thotë se zhvillimi i kësaj teknologjie ka kërkuar më shumë se 87.600 orë punë inxhinierike.

Kompania ka arritur të marrë një patentë dhe të sigurojë rreth 4.4 milionë euro financim. Ndërkohë, testimet e para kanë filluar tashmë në bashkëpunim me prodhues motoçikletash dhe automjetesh.

Megjithatë, kritikët ngrenë një shqetësim thelbësor: motorët që nuk përdorin magnetë zakonisht harxhojnë ndjeshëm më shumë energji krahasuar me modelet tradicionale. Ende nuk dihet nëse teknologjia e Vimag Labs do të arrijë të bëjë përjashtim nga ky rregull.

Përpjekjet për të reduktuar varësinë nga metalet e rralla dhe të kushtueshme kanë nisur prej kohësh në industri. Tesla deklaroi në vitin 2023 se synon t’i heqë këto lëndë të para nga gjenerata e ardhshme e motorëve të saj. Në të njëjtën kohë, General Motors (GM) dhe Stellantis po përkrahin zhvillimin e magnetëve alternativë të bazuar në nitride.

BMW, nga ana tjetër, prej vitesh prodhon motorë pa magnetë permanentë. Kompania e krijon artificialisht forcën magnetike të nevojshme duke vendosur mbështjellje elektrike në brendësi të motorit.

Kjo metodë ka edhe mangësi, pasi mbështjelljet shtesë prej bakri rrisin peshën e motorit. Gjithashtu, për administrimin e rrjedhës së rrymës nevojitet një njësi e posaçme kontrolli.


Shtuar 8.08.2026 14:51

matbetJokerbetJokerbetJokerbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortjojobetJojobetholiganbetmarsbahiscasibombenjaminsbet girişbetcioJojobet GirişCasibomCasibomGrandpashabet GirişCasibom Giriş