Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka bërë të ditur se ka firmosur vendimin për zhvillimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës. Procesi zgjedhor do të zhvillohet më 18 tetor 2026.
Të lidhura
None found
Gashi u ka kërkuar institucioneve kompetente që zgjedhjet t’i organizojnë në përputhje me dispozitat ligjore. Ndërkohë, kandidatëve dhe subjekteve politike u ka bërë thirrje që garën ta zhvillojnë përmes programeve dhe ideve.
“I ftoj qytetarët e Bërvenicës të marrin pjesë në zgjedhje dhe ta ushtrojnë me përgjegjësi të drejtën e tyre demokratike, duke kontribuar në një proces të qetë, të rregullt dhe kredibil, i cili do të përcaktojë të ardhmen e komunës së tyre”, ka deklaruar Gashi.
Ai theksoi gjithashtu se pret që ky proces zgjedhor të tregojë nivelin e pjekurisë demokratike të institucioneve dhe qytetarëve.
