Arrestohet 46-vjeçari nga Haraçina për përfshirje në aksidentin fatal në Shkup

Një 46-vjeçar me inicialet S.O. nga Haraçina është privuar nga liria nga Sektori për Punë të Brendshme në Shkup, pasi autoritetet përcaktuan se automjeti i tij ishte përfshirë në aksidentin me pasojë vdekjen në rrugën “Radishanska”.

Të lidhura

None found

Ngjarja ndodhi më 7 gusht dhe në të u përfshinë një automjet “Alfa Romeo”, që drejtohej nga S.B. (47), si dhe një motoçikletë “Kavasaki”, me drejtues N.M. (19). Motoçiklisti 19-vjeçar nga fshati Pobozhje humbi jetën në vendngjarje si pasojë e plagëve, ndërsa shoferi i “Alfa Romeos” mori lëndime trupore.

Nga këqyrja e vendit të aksidentit dhe analizimi i video-incizimeve të siguruara, policia arriti në përfundimin se në shkaktimin e përplasjes kishte rol edhe një “Seat Altea” me targa të Shkupit, ndonëse mes automjeteve nuk pati kontakt fizik.

MPB-ja njoftoi se personi që drejtonte “Seat Altea”-n u largua nga vendngjarja pa u dhënë ndihmë të lënduarve. Shoferi dhe automjeti u lokalizuan rreth orës 19:40 në Haraçinë, ndërsa më pas S.O. u shoqërua në stacionin policor, ku u mor në pyetje.

Pasi rasti të dokumentohet në tërësi, ndaj 46-vjeçarit do të paraqitet kallëzimi përkatës.


Shtuar 8.08.2026 14:02

matbetJokerbetJokerbetJokerbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortjojobetJojobetholiganbetmarsbahiscasibombetkanyon girişbetcioJojobet GirişCasibomCasibomGrandpashabet GirişCasibom Giriş