Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, sqaroi në një konferencë për media, të mbajtur pas ndërprerjes së vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, arsyen pse nuk paraqiti një emër për postin e kryekuvendarit.
Të lidhura
None found
Kurti deklaroi se, megjithëse i kanë votat e nevojshme, nuk propozuan kandidat për kryetar të Kuvendit, pasi, sipas tij, konstituimi pa një marrëveshje politike që do të siguronte praninë në sallë dhe votimin e presidentit të Republikës “pashmangshëm do të na shpinte te zgjedhjet e reja, të përsëritura, të parakohshme, të paarsyeshme, të panevojshme dhe gjithsesi të dëmshme”.
Vazhdimi i seancës konstituive u ndërpre pasi Kurti kërkoi më shumë kohë për të përcaktuar emrin e kandidatit për kryeparlamentar.
Më pas, deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, hodhi vezë drejt Albin Kurtit dhe grupit parlamentar të LVV-së. Ky veprim bëri që kryesuesi i seancës, Avni Dehari, të vendoste ndërprerjen e saj.
