Kurti: Jam i gatshëm t’i përballoj vezët nëse kjo i sjell partitë në tryezën e dialogut

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, reagoi përmes një konference për media pas ndërprerjes së seancës konstituive.

Të lidhura

None found

Seanca u ndërpre pasi Kurti nuk propozoi një emër për postin e kryeparlamentarit. Pas këtij zhvillimi, deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, hodhi vezë në drejtim të Kurtit, duke shkaktuar tensionim të situatës.

Kurti deklaroi se përgjegjësia për formimin e qeverisë i takon partisë fituese, LVV-së, ndërsa zgjedhja e një presidenti konsensual është çështje që u përket të gjitha partive.

Duke komentuar incidentin në Kuvend dhe hedhjen e vezëve ndaj tij, ai tha se është i gatshëm ta paguajë këtë çmim nëse kjo mundëson takimin dhe dialogun mes palëve.

“Nëse gjuajtja me vezë, goditja e sakos dhe pantallonave të kryeministrit nga vezët e hedhura prej një deputeteje është çmimi që duhet ta paguaj në mënyrë që ata të ulen, të bisedojmë dhe të dialogojmë bashkë, jam i lumtur ta paguaj këtë çmim. Vetëm le të vijnë në takim, vetëm le të ulemi e të bashkëbisedojmë. Unë nuk ankohem se më hedhin vezë, por ankohem që ata nuk duan të takohen”, u shpreh Kurti.


Shtuar 8.08.2026 13:38

matbetJokerbetJokerbetJokerbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortjojobetJojobetholiganbetmarsbahiscasibombetixir girişbetcioJojobet GirişCasibomCasibomGrandpashabet GirişCasibom Giriş