Lëvizja e Studentëve Shqiptarë përsërit kërkesën: Provimet shtetërore të zhvillohen edhe në gjuhën shqipe

Parlamenti Studentor i Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL) i ka paraqitur sot Ministrisë së Drejtësisë një kërkesë zyrtare që Provimi i Jurisprudencës, si dhe provimet e tjera profesionale, të mund të zhvillohen edhe në gjuhën shqipe.

Të lidhura

None found

Sipas njoftimit të studentëve, dokumenti i është dorëzuar ministrit të ri të Drejtësisë. Ata shpresojnë që, pas marrjes së përgjegjësisë së re, ministri ta trajtojë këtë çështje si përparësi dhe të ndërmarrë masa konkrete për një zgjidhje të drejtë.

Në reagim bëhet e ditur se kërkesa për mbajtjen në shqip të Provimit të Jurisprudencës dhe provimeve të tjera profesionale është paraqitur në emër të Parlamentit Studentor të UEJL-së.

Studentët nënvizojnë se pozicioni i tyre nuk ka ndryshuar që nga nisja e kësaj nisme: të sigurohen mundësi të barabarta për çdo student dhe të respektohen në tërësi të drejtat gjuhësore.

Ata theksojnë gjithashtu se kërkesa nuk lidhet me politikën, por me barazinë, zbatimin e ligjit dhe, mbi të gjitha, mbrojtjen e të drejtave të studentëve.


Shtuar 8.08.2026 13:36

matbetJokerbetJokerbetJokerbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortjojobetJojobetholiganbetmarsbahiscasibombetixir girişbetcioJojobet GirişCasibomCasibomGrandpashabet GirişCasibom Giriş