Real Madridi synon ta përforcojë repartin e mesfushës gjatë kësaj vere, pasi objektivi kryesor, Rodri, ka zgjedhur të kalojë te Barcelona.
Edhe pse raportimet e mëhershme sugjeronin se Jose Mourinho ishte i kënaqur me alternativat që kishte në dispozicion, Los Blancos tashmë kanë përzgjedhur tre kandidatë për rolin e organizatorit të tërhequr.
Të lidhura
None found
Sipas Diario AS, në radarët e klubit spanjoll ndodhen Adam Wharton i Crystal Palace, Kees Smit i AZ Alkmaar dhe Ayyoub Bouaddi i Lille.
Wharton ishte përfshirë edhe më parë në listën e dëshirave të Real Madridit për këtë verë, por transferimi i tij do të kërkonte një investim të madh financiar.
Smit konsiderohet një prej talenteve të reja më premtuese në Eredivisie dhe mund të transferohet për një shumë relativisht më të ulët. Megjithatë, ai ende nuk ka dëshmuar aftësitë e tij dhe nuk është testuar në nivelin elitar.
Ndërkohë, mundësia për të siguruar Bouaddin duket thuajse e përjashtuar, pasi mesfushori është pranë nënshkrimit me Manchester Cityn, ku shihet si një zëvendësues i mundshëm i Rodrit.
