Meteorologu Hakil Osmani, gjatë një lidhjeje të drejtpërdrejtë me Euronews Albania, deklaroi se temperaturat e larta do të vijojnë gjatë kësaj fundjave dhe javës së ardhshme.
Ai bëri të ditur se këtë të shtunë vendi mbetet nën ndikimin e valëve të të nxehtit. Në qarqet e Elbasanit dhe Beratit temperaturat arrijnë në 41°C, ndërsa në Shkodër dhe Gjirokastër termometri shënon 40°C. Juglindja paraqitet si zona më e freskët.
Të lidhura
None found
Edhe të nesërmen, në qytetet e zonës së ulët priten temperatura nga 40 deri në 41°C. Ndryshimi do të ndihet vetëm në orët e para të mëngjesit, kur vlerat do të zbresin në 18°C, por i gjithë 24-orëshi do të karakterizohet nga moti i nxehtë. Në disa pjesë të zonave lindore mund të ketë herë pas here momente të pakta me shi.
Sipas Osmanit, gjatë javës së ardhshme temperaturat do të luhaten mes 39 dhe 41°C. Në pjesën dërrmuese të territorit moti do të jetë i qëndrueshëm, ndërsa në zona të izoluara parashikohen reshje shiu dhe vranësira të herëpashershme.
Vlerat më të larta do të regjistrohen në orët e mesditës. Meteorologu theksoi se gushti do të karakterizohet nga temperatura shumë më të larta se normalet.
