Përparim Gruda, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, deklaroi se PDK-ja po e shqyrton mundësinë që çështjen e afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.
Të lidhura
None found
Sipas tij, tejkalimi i këtij afati përbën shkelje të Kushtetutës së Kosovës. Gruda theksoi se afati për konstituimin e Kuvendit ka përfunduar të premten.
“Sot po rrënohet Kushtetuta e Kosovës, por jo më nga Millosheviqi, prej njerëzve që i ka zgjedhur populli i Kosovës. Kjo është e pabesueshme dhe e papranueshme”, deklaroi Gruda.
Para fillimit të seancës, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, është parë teksa hynte në ndërtesën e Kuvendit.
Në një prononcim të shkurtër për mediat, Hamza tha se grupi parlamentar do të mblidhet, duke shtuar se nuk kishte asgjë tjetër për të deklaruar.
