Deputeti i komunitetit egjiptian, Veton Berisha, deklaroi se do të marrë pjesë në seancë për të votuar kryesinë, me qëllim që të vijojnë procedurat e tjera.
Të lidhura
None found
Sipas tij, zhvillimet e fundit lidhen me përplasje politike mes aktorëve të caktuar.
“Të gjitha këto janë lojëra politike të akterëve të caktuar”, tha Berisha.
I pyetur nëse vlerëson se është tejkaluar afati kushtetues, ai u shpreh se interpretimi përfundimtar mund të jepet nga Gjykata Kushtetuese, nëse çështja i dërgohet asaj.
“Fatmirësisht kemi Kushtetuese që jep interpretimin, nëse dërgohet në gjykatë”, deklaroi ai.
Ndërkohë, në ambientet e Kuvendit janë parë të hyjnë edhe deputetë të tjerë nga komunitetet joshumicë. Seanca, e planifikuar të nisë në orën 11:00, ende nuk ka filluar.
