Google Earth krijon skenarë të sajuar me AI, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e dezinformimit

Një funksion i ri i inteligjencës artificiale i prezantuar nga Google u jep përdoruesve mundësinë të shtojnë pothuajse çdo element të dëshiruar në pamjet satelitore të Google Earth, duke prodhuar kështu imazhe të rreme.

Të lidhura

None found

Në platformë është përfshirë Nano Banana 2, gjeneratori i imazheve me AI i kompanisë. Nëpërmjet udhëzimeve me tekst, përdoruesit mund të ndërtojnë skenarë të sajuar mbi pamje autentike satelitore, ajrore ose 3D, ndërsa materialet e përftuara mund të shkarkohen dhe të publikohen më pas në platforma të tjera.

Funksioni, i cili u vu në dispozicion të enjten, u testua nga BBC Verify. Gjatë provave u gjeneruan pamje të rreme të Kullës Eiffel të shembur, të një grope gjigante që përpinte Piramidën e Madhe të Gizës dhe të tankeve ruse në qendër të Kievit.

Kjo mundësi ka alarmuar ekspertët, të cilët vlerësojnë se teknologjia mund të kthehet në një mjet për shpërndarjen e dezinformimit. Sipas tyre, skenarët e fabrikuar mund të duken të besueshëm për shkak se paraqiten brenda hartave të Google, çka mund t’u shërbejë aktorëve keqdashës për të ndikuar te opinioni publik.

Google nuk dha menjëherë përgjigje për pyetjet e BBC Verify mbi rezultatet e testimeve. Megjithatë, përmes një postimi në rrjetet sociale, kompania deklaroi se “e merr shumë seriozisht dezinformimin” dhe se “ndalon krijimin e imazheve për tema të dëmshme, ndërsa përditëson vazhdimisht masat mbrojtëse”.

Rreziqet e funksionit u demonstruan edhe nga Henk van Ess, ekspert i inteligjencës artificiale dhe dezinformimit. Ai krijoi pamje të sajuara të një centrali bërthamor që nuk ekziston në Iran, të një kampi refugjatësh në kufirin SHBA-Meksikë, si dhe të një spitali të rremë në Gaza, pranë të cilit shfaqej një krater bombe.

Van Ess vuri në dukje se Google po bën të mundur që pamje “të trilluara” të bashkohen me koordinata reale dhe me fotografi satelitore autentike.

“Falsifikimi nuk ka nevojë të duket bindës më vete. Ai fiton besueshmëri nga harta mbi të cilën është krijuar”, deklaroi Van Ess.

Sipas Google, të gjitha materialet e prodhuara nga mjetet e saj të inteligjencës artificiale pajisen me filigranë të padukshëm, të cilët sinjalizojnë se pamja është manipuluar ose është krijuar me AI. Kompania thotë gjithashtu se një imazh i dyshimtë mund të kontrollohet nga përdoruesit përmes aplikacionit Gemini ose funksionit Google Lens.

Provat e BBC Verify treguan se këto mekanizma verifikimi japin rezultat në shumicën e rasteve. Sidoqoftë, testimet zbuluan edhe se kontrollet mund të kapërcehen dhe se Gemini mund të mashtrohet, duke i konsideruar reale disa nga imazhet e rreme të prodhuara në Google Earth.

Edhe disa programe të palëve të treta, të projektuara për të zbuluar materiale të gjeneruara nga inteligjenca artificiale, nuk mundën t’i klasifikonin këto pamje si të manipuluara.

Henry Ajder, studiues në fushën e identifikimit të përmbajtjeve të krijuara me AI, i tha BBC Verify se pamjet e fabrikuara nga zonat e konfliktit mund të kenë efekt veçanërisht destabilizues. Sipas tij, rreziku rritet kur zhvillimet ndodhin me shpejtësi dhe informacioni në dispozicion është i kufizuar.

“Gazetarët mund ta verifikojnë një imazh përpara se ta raportojnë, por jo të gjithë do ta bëjnë këtë”, u shpreh Ajder.

Kompania këmbëngul se modeli i saj i inteligjencës artificiale zbaton rregulla që pengojnë gjenerimin e imazheve për çështje të dëmshme. Megjithatë, BBC Verify konstatoi se kufizimet mund të anashkalohen duke bërë vetëm ndryshime të vogla në mënyrën se si formulohet kërkesa.

Në një nga provat, sistemi nuk pranoi një udhëzim për të vendosur një platformë ekzekutimi pranë Parlamentit britanik. Kur e njëjta kërkesë u paraqit me një formulim më të përgjithshëm, ajo u miratua dhe imazhi u gjenerua.

Image

Në një test tjetër, u refuzua krijimi i një pamjeje ku emri “Trump” ishte kositur në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë, ndërsa sistemi lejoi që në të njëjtin vend të shfaqej një kopsht komunitar.

Ajder theksoi se, ndërsa hapësira online po mbushet gjithnjë e më shumë me materiale të prodhuara nga inteligjenca artificiale, platformat që deri tani shiheshin si të besueshme dhe të paprekura nga AI marrin rëndësi të posaçme. Kjo vlen veçanërisht për gazetarët dhe profesionistët që veprojnë në zona krizash.

“Është shqetësuese, sepse edhe një tjetër burim tradicionalisht i besueshëm informacioni po vihet në dyshim nga mundësia që përmbajtja të jetë krijuar me AI”, tha ai.

Google Earth shërben për shumë njerëz si porta kryesore drejt pamjeve satelitore të aksesueshme publikisht dhe përdoret për shqyrtimin e territoreve ku hyrja është e vështirë.

Bill Greer, analist gjeohapësinor dhe bashkëthemelues i organizatës jofitimprurëse Common Space, tha për BBC Verify se kjo teknologji rrezikon ta dëmtojë rëndë besimin publik, duke qenë se pamjet satelitore janë konsideruar historikisht ndër burimet më të besueshme të informacionit.

Greer kujtoi se fotografi satelitore të falsifikuara janë shfrytëzuar edhe më herët për përhapjen e dezinformimit. Ai paralajmëroi se, teksa qeveritë po vendosin gjithnjë e më shumë kufizime ndaj aksesit në të dhënat reale, mund të qarkullojnë më shumë pamje të rreme dhe të ketë më pak materiale autentike, duke e dobësuar më tej besimin e publikut. /BBC/


Shtuar 8.08.2026 11:39

matbetJokerbetJokerbetJokerbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobetholiganbetmarsbahiscasibombetcup girişbetcioJojobet GirişCasibomCasibom