Enver Hoxhaj, deputet i PDK-së, deklaroi se subjekti i tij politik mbështet parlamentarizmin dhe nuk do të tërhiqet nga puna e Kuvendit.
Të lidhura
None found
“Qëndrimin tonë do ta shprehim në seancë. Kjo është një seancë antikushtetuese dhe antidemokratike, e cila cenon çdo parim procedural për mënyrën se si duhet të konstituohet Kuvendi”, u shpreh ai.
Hoxhaj pretendoi se pas çdo procesi zgjedhor, kryetari i LVV-së, Albin Kurti, “po përmbys rendin kushtetues”, me synimin për ta vënë opozitën nën kontroll.
Para fillimit të seancës, deputeti i PDK-së e përshkroi gjendjen si “situatë anarkike, jashtë rendit kushtetues”.
