Je mysafir, kthehu në Shqipëri”/ Gazetari grek me origjinë shqiptare përballet me sulm racist pas paralajmërimit për rikthimin e ideologjisë së Agimit të Artë

Antilian Kotzai, gazetar grek me origjinë shqiptare, është bërë objekt i qindra komenteve fyese dhe raciste në rrjetet sociale, pas publikimit të një shkrimi ku paralajmëronte për ringjalljen e retorikës së ekstremit të djathtë dhe ideologjisë së Agimit të Artë në Greqi.

Të lidhura

None found

Sipas korrespondentit të Top Channel, Aleksandër Marku, debati nisi pas një komenti të publikuar nga Kotzai në gazetën greke Documento, me titullin “Kujdes, ideologjia e Agimit të Artë është këtu”.

Në tekst, gazetari analizonte diskutimet e fundit në Athinë dhe thirrjet e individëve të ekstremit të djathtë për “çlirimin” e lagjes Agios Panteleimonas dhe të kryeqytetit grek nga personat që ata i përshkruajnë si “pushtues”.

Kotzai argumentonte se kjo gjuhë rikthen në kujtesë sulmet dhe pogromet ndaj emigrantëve në Athinë, të ndodhura gjatë periudhës kur Agimi i Artë ishte në kulmin e veprimtarisë së tij.

Pasi e shpërndau shkrimin edhe në Facebook, ai deklaroi se mori qindra reagime raciste. Sipas gazetarit, komentet vinin si nga profile reale, ashtu edhe nga llogari që ai i sheh si pjesë të një sulmi të organizuar.

Ndër mesazhet e publikuara ndaj tij ishin edhe “Kthehu në Shqipëri nëse nuk të pëlqen” dhe “je mysafir në këtë vend dhe nuk duhet të flasësh”.

Gazetari bëri të ditur gjithashtu se ishte kërcënuar me ndjekje ligjore, pasi në shkrimin e tij kishte theksuar se pogromet kundër emigrantëve nuk kanë lidhje me demokracinë.

Kotzai është shtetas grek dhe prej vitesh angazhohet publikisht për çështjet e integrimit dhe të drejtat e qytetarëve me origjinë emigrante. Pas sulmit, ai deklaroi se nuk do të zgjedhë heshtjen.

“U pëlqen apo jo fashistëve, unë, ashtu si qindra mijëra fëmijë emigrantësh, jemi qytetarë grekë”, shkroi ai. Kotzai shtoi se gazetarët kanë përgjegjësinë të trajtojnë çdo dukuri shoqërore që rrezikon demokracinë dhe bashkëjetesën paqësore.

Rasti shkaktoi reagime solidariteti nga gazetarë të majtë dhe politikanë të të njëjtit orientim, të cilët e përshkruan atë që ndodhi si një “sulm të organizuar racist”. Sipas tyre, gazetari u vu në shënjestër pasi denoncoi publikisht racizmin dhe ideologjinë e Agimit të Artë.

Mbështetësit e tij theksuan se kërkesa që një qytetar grek të “kthehej në Shqipëri” vetëm për shkak të origjinës së tij dëshmon pikërisht problemin për të cilin Kotzai kishte paralajmëruar në artikull.

Debati zhvillohet në një kohë kur në Greqi është rikthyer diskutimi për aktivitetin e qarqeve të ekstremit të djathtë. Në shkrimin e tij, Kotzai përmend edhe Ilias Kasidiaris, ish-drejtuesin e Agimit të Artë, i cili u shpall fajtor në vitin 2020 për drejtimin e një organizate kriminale dhe ka deklaruar se synon të gjejë një mënyrë për të qenë “i pranishëm” në zgjedhjet e ardhshme.

Për gazetarin, përfundimi i këtij episodi lidhet drejtpërdrejt me titullin e shkrimit që ndezi debatin:

“Ideologjia e Agimit të Artë është këtu dhe kërkon vigjilencë demokratike”.


Shtuar 8.08.2026 10:16

matbetJokerbetJokerbetJokerbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobetholiganbetmarsbahiscasibombetador girişbetcioJojobet GirişCasibomCasibom