Banorët e një qyteti në Indonezi janë përfshirë nga paniku pasi një majmun ka sulmuar 18 persona, përfshirë fëmijë dhe të moshuar.
Të lidhura
None found
Autoritetet lokale bëjnë të ditur se janë shënuar gjithsej 19 raste sulmi, pasi një nga viktimat është kafshuar dy herë. Kreu i shërbimit të zjarrfikësve dhe shpëtimit në Tembilahan, Junaid Ismail, e konfirmoi këtë informacion për AFP.
Disa nga të plagosurit kanë marrë dëmtime të rënda dhe u janë vendosur më shumë se 10 qepje. Për shkak të rrezikut të tërbimit nga kafshimi, mjekët u kanë dhënë edhe trajtim kundër kësaj sëmundjeje.
Majmuni u gjet dhe u kap të enjten, pasi kishte mbetur i bllokuar brenda zonës urbane. Më pas, ai u dërgua në Pekanbaru, kryeqyteti i provincës Riau në ishullin Sumatra, ku do të ekzaminohet nga agjencia përgjegjëse për mbrojtjen e faunës së egër.
Frika se mund të ndodhnin sulme të tjera bëri që të premten të mbylleshin 40 shkolla në zonë. Qindra nxënësve iu kërkua të ndiqnin mësimin online për tre ditë, deri në përfundimin e situatës së emergjencës./TAR
