Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka informuar qytetarët dhe operatorët ekonomikë se gjatë ditës së sotme do të vendoset një kufizim i përkohshëm për automjetet që transportojnë mallra dhe kanë masë të përgjithshme mbi 20 tonë.
Të lidhura
None found
Sipas parashikimit zyrtar të motit, masa do të zbatohet në autoudhë nga ora 11:00 deri në 17:30, për shkak se temperaturat pritet të arrijnë në 32°C ose më shumë.
Për automjetet e kësaj kategorie nuk do të ketë kufizime në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse.
Nga ndalesa përjashtohen mjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, të shërbimeve emergjente, si dhe ato të institucioneve shëndetësore.
Ministria u ka kërkuar drejtuesve të mjeteve dhe operatorëve ekonomikë që ta zbatojnë këtë kufizim dhe t’i organizojnë lëvizjet në përputhje me orarin e caktuar.
