Mëngjesin e së shtunës, një furgon me targa të Maqedonisë së Veriut u përfshi nga zjarri pranë një pikëpushimi për drejtuesit e mjeteve në Lushnjë, afër rrugës që të çon drejt Këmishtajt.
Në automjet ndodhej një ngarkesë me zogj të vegjël të fushës, që po importoheshin nga Maqedonia e Veriut. Shoferi e dalloi zjarrin pasi doli nga autostrada dhe u kthye në drejtim të Këmishtajt.
Të lidhura
None found
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, zjarrfikësit e Lushnjës shkuan në vendngjarje dhe ndërhynë për neutralizimin e flakëve, të cilat kishin përfshirë kabinën e drejtuesit. Megjithëse reagimi ishte i shpejtë, pasojat rezultuan të konsiderueshme, pasi një pjesë e madhe e ngarkesës u dëmtua dhe më shumë se gjysma e zogjve ngordhën.
Nga vlerësimet fillestare të shërbimit zjarrfikës të Lushnjës, dyshohet se flakët janë shkaktuar nga një problem teknik në sistemin e kondicionimit, në pjesën e pasme ku mbahej ngarkesa. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.
