Një 12-vjeçar në Brazil i ka mbijetuar një aksidenti të rëndë me një kamion me rimorkio, i cili është regjistruar nga kamerat e sigurisë.
I mituri ishte duke udhëtuar me biçikletë drejt shtëpisë, pasi kishte dalë nga shkolla, kur u përplas nga kamioni që po kryente një kthesë. Xhaketa e djalit u kap në mjetin e rëndë, duke e rrëzuar dhe tërhequr poshtë disa prej boshteve. Ndërkohë, biçikleta u përplas në anë, ndërsa 12-vjeçari u zvarrit përgjatë rrugës.
Të lidhura
None found
Pas aksidentit, punonjësit e një farmacie pranë vendit të ngjarjes ndërhynë menjëherë dhe i dhanë ndihmën e parë.
Edhe pse në fillim u bë e ditur se ai nuk kishte marrë dëmtime të rënda, kontrollet në spital zbuluan një frakturë në kyçin e dorës së majtë, si dhe disa gërvishtje në bërryl. Për shkak të dëmtimit, ai pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Shoferi nuk qëndroi në vendin e aksidentit. Ai deklaroi se nuk e kishte kuptuar që kishte përfshirë një person dhe se për ngjarjen mori vesh vetëm pasi një mik i dërgoi videon e përplasjes.
