AUV kërkon largimin nga tregu të 12 produkteve të Qumështores VITA

Pas kontrolleve zyrtare dhe ekzaminimeve laboratorike, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka urdhëruar që 12 produkte të Qumështores VITA të tërhiqen nga tregu, pasi rezultatet kanë treguar mospërputhje me përmbajtjen e deklaruar për konsumatorët.

Të lidhura

None found

Sipas njoftimit të Agjencisë, te produktet që prezantoheshin dhe shiteshin si produkte me përmbajtje shtazore janë zbuluar vaj palme, qumësht pluhur dhe niseshte, pa u deklaruar në etiketim.

AUV sqaron se gjithsej 12 produkte janë vlerësuar si jokonforme për shkak të pranisë së padeklaruar të vajit të palmës, qumështit pluhur dhe/ose niseshtes. Për këtë arsye, është kërkuar largimi i tyre nga tregu.

Gjetjet më serioze, sipas Agjencisë, kanë të bëjnë me produktet që tregtoheshin dhe deklaroheshin si qumësht.

Nga katër mostra të marra prej katër produkteve të shitura, paraqitura dhe etiketuara si qumësht, të gjitha kanë rezultuar jokonforme. Në dy prej tyre është konstatuar vaj palme, ndërsa në dy të tjerat qumësht pluhur, pa qenë të deklaruara për konsumatorin.

Agjencia njofton se të gjitha këto produkte kanë origjinën nga i njëjti objekt dhe aktivitet, i cili është i aprovuar për prodhimin dhe përpunimin e qumështit.

Mes produkteve të qumështit që iu nënshtruan analizave, vetëm një markë nuk rezultoi me prani të vajit të palmës apo qumështit pluhur dhe, rrjedhimisht, nuk u klasifikua si jokonforme.

Pavarësisht këtij rezultati, produkti është vendosur nën kontroll të përforcuar dhe do t’i nënshtrohet ritestimit të vazhdueshëm, pasi prodhohet në të njëjtin objekt dhe në linjën e qumështit ku u evidentuan mospërputhjet.

Gjatë kontrollit janë identifikuar gjithashtu 26 produkte me përmbajtje bimore, të cilat prodhoheshin jashtë fushëveprimit të aprovimit që kishte operatori.

Për këtë veprimtari, AUV ka vendosur pezullimin e prodhimit deri në sigurimin e aprovimit përkatës nga Agjencia.

Raporti ka konstatuar edhe zhvillimin e një aktiviteti me bazë yndyre bimore dhe proteine qumështi, për të cilin në momentin e kontrollit nuk ishte paraqitur autorizimi i posaçëm.

Masat e vendosura nga AUV përfshijnë tërheqjen nga tregu të 12 produkteve jokonforme, shtimin e mbikëqyrjes dhe ritestimin e pandërprerë të linjës së qumështit, si dhe ndalimin e prodhimit të 26 produkteve që gjendeshin jashtë aprovimit.

Agjencia ka kërkuar njëkohësisht ndërprerjen e paraqitjes mashtruese të produkteve dhe pezullimin e lëshimit të certifikatave veterinare derisa të korrigjohen të gjitha mospërputhjet e evidentuara.


Shtuar 7.08.2026 22:59

matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobetholiganbetmarsbahiscasibombetewin girişbetcio