Adnan Rrustemi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, deklaroi për Kosovapres se Kosova ka nevojë për qëndrueshmëri institucionale, në vend të përplasjeve në skenën politike.
Të lidhura
None found
Sipas Rrustemit, vendit nuk i duhen shfaqje teatrale apo spektakle të mesnatës, por një marrëveshje për presidentin. Ai tha se presidenti nuk po mund të zgjidhet për shkak se opozita po refuzon të bashkëpunojë.
Deputeti u bëri thirrje partive politike që të ulen së bashku dhe të arrijnë një zgjidhje, duke nënvizuar se kriza mund të kapërcehet vetëm përmes dakordimit për presidentin.
Rrustemi kërkoi që sot, nesër ose sa më shpejt, subjektet politike të pajtohen për një president konsensual jashtëpartiak. Ai theksoi se vetëm kjo marrëveshje do ta tejkalonte krizën dhe do të krijonte stabilitet, ndërsa përsëriti ftesën për të tri partitë politike shqiptare që të ulen dhe të gjejnë gjuhë të përbashkët për presidentin.
