Lushaku-Sadriu i bën thirrje LVV-së: Ta konstituojmë sonte Kuvendin

Jehona Lushaku-Sadriu, deputete e LDK-së, i është drejtuar publikisht Lëvizjes Vetëvendosje me kërkesën që seanca konstituive të vazhdojë gjatë ditës së sotme.

Të lidhura

None found

Duke folur nga oborri i Kuvendit, ajo deklaroi se deputetët kanë për detyrë ta konstituojnë legjislaturën e 11-të dhe t’i bëjnë funksionale institucionet e vendit brenda afateve të përcaktuara me Kushtetutë.

Lushaku-Sadriu tha se kishte dalë aty për t’i kërkuar publikisht subjektit më të madh në Kuvendin e Kosovës që ta thërrasë seancën, ose vazhdimin e saj, në mënyrë që konstituimi i Kuvendit të përfundojë sonte dhe brenda afateve kushtetuese.

Sipas saj, është për keqardhje që institucioni më i lartë legjislativ i vendit është sjellë në një situatë ku vihen në pikëpyetje kushtetutshmëria dhe funksionaliteti, ndërsa deputetëve u pamundësohet kryerja e punës për të cilën kanë marrë legjitimitetin që t’i përfaqësojnë qytetarët në institucionin më të lartë të Republikës.

Ajo e cilësoi të papranueshme mundësinë që Kuvendi i Kosovës të mos konstituohet sonte, duke theksuar se deputetët e LDK-së ndodhen aty dhe janë në pritje të ftesës për seancë. Lushaku-Sadriu shtoi se ata janë të gatshëm që, sapo të thirret vazhdimi i saj, ta përmbyllin konstituimin e Kuvendit dhe të nisin funksionalizimin e institucioneve. Pavarësisht marrëveshjeve politike, ajo tha se deputetët e kanë obligim t’i sigurojnë Kosovës institucione.


Shtuar 7.08.2026 21:31

galabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetjojobetgrandpashabetbetparkcasibomgalabetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobetholiganbetmarsbahiscasibomberlinbet girişbetcio