Chicharito i përgjigjet akuzave për arrogancë ndaj Ronaldos me një deklaratë të fortë

Javier “Chicharito” Hernandez, ish-sulmues i Real Madridit dhe Manchester Unitedit, ka mbrojtur Cristiano Ronaldon, duke kundërshtuar idenë se ylli portugez duhet cilësuar si futbollist arrogant.

Të lidhura

None found

Hernandez, i cili ka ndarë dhomën e zhveshjes me Ronaldon te Manchester United, vlerësoi mentalitetin fitues, profesionalizmin dhe karakterin e ish-bashkëlojtarit të tij. Sipas tij, vetëbesimi i portugezit është kuptuar shpesh në mënyrë të gabuar.

“Nuk e kam menduar kurrë se Cristiano ishte arrogant. Ai është një person i jashtëzakonshëm, shumë njerëzor dhe shumë modest”, u shpreh ish-reprezentuesi meksikan.

“Ai gjithmonë ka shkuar kundër rrymës dhe ishte i gatshëm të luftonte për ata që ishin më të dobët”, deklaroi Chicharito.

Ai shtoi se Ronaldo e ka merituar të flasë me vetëbesim të madh për sukseset e veta, sepse deklaratat e tij janë shoqëruar gjithmonë me paraqitje bindëse në fushë.

“Nëse thua se je më i miri dhe e dëshmon këtë, kjo nuk është arrogancë. Arroganca është kur pretendon diçka që nuk është e vërtetë. Nëse nuk e vlerëson veten dhe nuk flet mirë për veten, kush do ta bëjë këtë?”, shtoi ai.

Gjatë gjithë karrierës, Ronaldo është përballur shpesh me kritika për deklaratat rreth vetes dhe vetëbesimin e tij të lartë. Megjithatë, përkrahësit e portugezit vlerësojnë se pikërisht ky mentalitet ka qenë një nga faktorët kryesorë që e ka çuar drejt niveleve historike.


Shtuar 7.08.2026 19:23

galabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetjojobetgrandpashabetbetparkcasibomgalabetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobetholiganbetmarsbahiscasibomberlinbet girişbetcio