Gërvalla: Mbetjet mortore në Zubin Potok janë dëshmi e gjenocidit serb

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, reagoi pas zbulimit të mbetjeve mortore në lokacionin e tretë në Zubin Potok, duke thënë se kjo gjetje konfirmon edhe një herë gjenocidin e kryer nga Serbia.

Të lidhura

None found

Përmes një reagimi të publikuar në Facebook, Gërvalla deklaroi se zbulimi i fundit dëshmon krimet e shtetit serb, ku gjatë luftës mijëra civilë të pafajshëm, mes tyre gra dhe fëmijë, u vranë, u zhdukën dhe u dhunuan, ndërsa afro një milion persona u dëbuan me forcë nga shtëpitë e tyre.

Sipas saj, kjo ngjarje tregon gjithashtu se çdo informacion që mund të ndihmojë në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë duhet të trajtohet me seriozitet.

Gërvalla theksoi se pasojat e krimeve të luftës nuk ndalen në momentin kur ato kryhen. Ajo tha se fshehja e viktimave dhe përpjekjet për të zhdukur gjurmët e krimeve kanë zgjatur vuajtjet e familjeve dhe e kanë kthyer kërkimin e së vërtetës në një detyrim që vazhdon edhe sot.

“Për këtë arsye, asnjë informacion dhe asnjë lokacion i dyshuar nuk mund të lihet pa u shqyrtuar me seriozitetin më të madh”, thuhet në reagimin e ministres në detyrë të Drejtësisë.

Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale njoftuan përmes një komunikate se gjatë gërmimeve në Zubin Potok janë gjetur mbetje mortore edhe në lokacionin e tretë të dyshuar.


galabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetCasinolevantJojobetholiganbetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetbetparkcasibomgalabetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobetholiganbetmarsbahiscasibombankobet girişbetcio