Sokol Hoxha ekstradohet në Shqipëri, Ambasada Amerikane: SHBA nuk është strehë për kriminelët që abuzojnë me sistemin e emigracionit

Sokol Hoxha është ekstraduar nga Shtetet e Bashkuara drejt Shqipërisë. Ai ishte dënuar në mungesë për një vrasje të dyfishtë të kryer në Shqipëri në vitin 2000, si edhe për një tjetër vrasje në Belgjikë në vitin 2010.

Pas një hetimi të gjatë, autoritetet arritën ta identifikonin Hoxhën dhe të zbulonin se ai e kishte mbajtur të fshehtë identitetin e tij për gati tre dekada.

Të lidhura

None found

Ambasada Amerikane, përmes një reagimi në Facebook, deklaroi se kjo çështje dëshmon se Shtetet e Bashkuara nuk do të kthehen në strehë për persona që abuzojnë me sistemin e emigracionit për të shmangur llogaridhënien për krimet e kryera.

Sipas njoftimit, Hoxha i ishte shmangur drejtësisë duke përdorur identitet të falsifikuar. Me një emër të rremë, ai kishte përfituar fillimisht status ligjor në një shtet tjetër evropian dhe më pas leje qëndrimi të përhershme në Shtetet e Bashkuara.

Zbulimi i identitetit të tij u realizua falë angazhimit të Njësisë së Hetimeve Penale Ndërkombëtare të Shërbimit të Sigurisë Diplomatike (DSS) pranë Ambasadës së SHBA në Tiranë. Hetimi u zhvillua në bashkëpunim me Shërbimin e Marshallëve të SHBA-së, ICE, Departamentin Amerikan të Drejtësisë, INTERPOL-in dhe Policinë e Shtetit Shqiptar.

Në mbyllje të reagimit, Ambasada e SHBA-së rikonfirmoi se Shtetet e Bashkuara nuk do të jenë një vend i sigurt për individët që keqpërdorin sistemin e emigracionit për t’i shpëtuar përgjegjësisë për krime të rënda të kryera jashtë vendit. Ambasada vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin me partnerët shqiptarë dhe ndërkombëtarë në përballjen me krimin.


galabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetCasinolevantCasinolevantholiganbetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetbetparkcasibomgalabetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobetholiganbetmarsbahiscasibomajaxbet girişbetcio