Kodi Rrugor ndryshon: Përsëritësit e dehur në timon humbasin patentën përgjithmonë

Drejtuesit e mjeteve që janë ndëshkuar më parë për ngarje në gjendje të dehur dhe kapen sërish me mbi 0.5 g/litër alkool në gjak do ta humbasin përfundimisht lejen e drejtimit. Patenta nuk do të mund të merret përsëri as përmes regjistrimit në autoshkollë. Masa synon të largojë nga qarkullimi të dehurit kronikë, të cilët vlerësohen si drejtuesit më të rrezikshëm.

Ndryshimet parashikojnë pasoja edhe për personat madhorë që drejtojnë automjet pa pasur patentë. Krahas gjobës, atyre do t’u ndalohet për 1 vit mundësia për t’u pajisur me leje drejtimi, çka do të thotë se gjatë kësaj kohe nuk mund të regjistrohen në autoshkollë. Për të miturit masa është më e ashpër: nëse kapen në timon, ata nuk do të mund ta marrin patentën sapo të mbushin 18 vjeç, por duhet të presin të paktën edhe 2 vjet përpara se të paraqiten në autoshkollë.

Të lidhura

None found

Të dhënat mbi ngjarjet rrugore tregojnë se drejtuesit që sapo janë pajisur me leje drejtimi kanë mundësi më të lartë për t’u përfshirë në aksidente, tejkalime shpejtësie dhe shkelje të tjera. Për këtë arsye, gjatë 2 viteve të para pas marrjes së patentës, atyre u ndalohet plotësisht konsumimi i alkoolit kur drejtojnë mjetin. Gjithashtu, shpejtësia e lejuar për këtë kategori do të jetë maksimumi 90 km/h në autostradë dhe 80 km/h në rrugët e tjera jashtë qendrave të banuara.

Mosrespektimi i këtyre rregullave dënohet me gjobë nga 5 mijë deri në 15 mijë lekë, pezullim të patentës për 1 muaj dhe heqje pikësh. Nëse brenda periudhës 2-vjeçare drejtuesi kryen 2 shkelje gjatë 1 viti, kufizimet që lidhen me shpejtësinë ose qarkullimin sipas orareve do të shtyhen edhe për 1 vit, duke e çuar kohëzgjatjen totale në 3 vjet.

Një tjetër ndërhyrje e rëndësishme lidhet me pezullimin e lejes së drejtimit. Deri tani, si shtetasit shqiptarë ashtu edhe të huajt mund ta konvertonin pezullimin duke paguar dyfishin e shumës së gjobës. Kjo mundësi nuk do të ekzistojë më për patentat e lëshuara nga autoritetet shqiptare, pasi pezullimi do të zbatohet automatikisht.

Gjobat rriten edhe për tejkalimin e shpejtësisë në zonat e banuara dhe pranë shkollave, si dhe për personat që zhvillojnë gara me automjete ose kryejnë manovra agresive. Masa financiare, e cila deri tani varionte nga 10 deri në 40 mijë lekë, do të jetë nga 20 deri në 60 mijë lekë.

Leja e drejtimit do të pezullohet për 3 muaj nëse një shofer kapet 2 herë brenda 1 viti duke përdorur celularin në timon. Deri tani, Kodi Rrugor e parashikonte këtë masë pas 3 shkeljesh. Ndalimi i përdorimit të celularit nuk zbatohet vetëm për drejtuesit e makinave, por edhe për ata që përdorin biçikleta, motorë deri në 50 kubik dhe monopatina.


Shtuar 7.08.2026 17:21

galabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetCasinolevantCasinolevantholiganbetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetbetparkcasibomgalabetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobetholiganbetmarsbahiscasibommarsbahis girişbetcio