Bruno Guimaraes drejt Arsenalit, zyrtarizimi i transferimit pritet të premten

Arsenali pritet të njoftojë zyrtarisht të premten transferimin e mesfushorit brazilian Bruno Guimaraes nga Newcastle United, raporton AS.

Të lidhura

None found

Sipas mediumit spanjoll, procedurat për marrëveshjen kanë hyrë në fazën e fundit. Guimaraes ka përfunduar me sukses kontrollet mjekësore, ka firmosur kontratën dhe është fotografuar me fanellën e re të klubit londinez.

28-vjeçari pritet të jetë një nga përforcimet më të bujshme të Arsenalit gjatë këtij afati kalimtar. “Topçinjtë” kanë rënë dakord të paguajnë rreth 75 milionë funte për shërbimet e tij, ndërsa braziliani pritet të lidhë një kontratë katërvjeçare me skuadrën.

Kalimi i Guimaraes është sinjalizuar edhe nga trajneri i ri i Newcastle, Matthias Jaissle. Ai bëri të ditur se vendimi për shitjen e mesfushorit ishte marrë përpara se të emërohej në krye të ekipit.

“U takova me të shkurtimisht, por vendimi tashmë ishte marrë. Ai është një lojtar fantastik dhe një njeri i mrekullueshëm”, deklaroi Jaissle.

Tekniku i Newcastle paralajmëroi gjithashtu se klubi do të kalojë nëpër ndryshime të tjera, duke lënë të kuptohet se largimi i brazilianit është pjesë e një riorganizimi më të gjerë të skuadrës.

Guimaraes e nisi aventurën e tij në futbollin evropian te Lyon, pasi më herët kishte luajtur në Brazil me Athletico Paranaense. Më pas, ai iu bashkua Newcastle.

Te Arsenali, mesfushori mund të përzgjedhë fanellën me numrin 39, të cilin e ka mbajtur edhe në periudha të ndryshme gjatë aktivizimit te Athletico Paranaense, Lyon dhe Newcastle.


galabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetCasinolevantCasinolevantholiganbetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetbetparkcasibomgalabetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobetholiganbetmarsbahiscasibomasyabahis girişbetcio