Zbulohen veshje dhe pajisje ushtarake të fshehura në një puset në Mitrovicë

Gjatë një patrullimi të zakonshëm në rrugën “Zoran Gjingjiq”, në Mitrovicën e Veriut, policia ka zbuluar veshje dhe pajisje ushtarake të fshehura brenda një pusete kanalizimi.

Të lidhura

None found

Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 13:30, zyrtarët e Stacionit Policor në Mitrovicë të Veriut po kryenin detyrat e tyre të rregullta kur vunë re se një puset ishte i hapur. Pas kontrollit, brenda tij u gjet një qese e zezë plastike që u konsiderua e dyshimtë.

Nga nxjerrja dhe verifikimi i përmbajtjes së qeses rezultoi se aty ndodheshin disa veshje dhe mjete ushtarake. Mes tyre ishin pesë kapela ushtarake të gjelbra, dy gjoksore ushtarake me hapësira për municion, një rrip ushtarak, çanta për mbajtjen e karikatorëve, si dhe pajisje të tjera të destinuara për përdorim ushtarak.

Për këtë gjetje është vënë në dijeni prokurori i shtetit, i cili ka dhënë udhëzim që, në këtë fazë, të mos hapet rast penal.

Të gjitha pajisjet e zbuluara janë sekuestruar. Ndërkohë, hetimet po vijojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar personat që mund të jenë të përfshirë.


Shtuar 7.08.2026 16:23

galabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetCasinolevantCasinolevantholiganbetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetbetparkcasibomgalabetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobetholiganbetmarsbahiscasibombigbossbetcio