Një aksident i rëndë trafiku i regjistruar sot në rrugën “Radishanska”, në Radishan të Shkupit, i ka marrë jetën një 19-vjeçari nga rajoni i Shkupit.
Të lidhura
None found
Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se rasti është denoncuar në orën 12:12. Në aksident janë përfshirë një automjet “Alfa Romeo” me targa italiane, që drejtohej nga S.B. (46), dhe një motoçikletë pa targa, në drejtimin e së cilës ishte N.M. (19).
Nga përplasja, 19-vjeçari që po ngiste motoçikletën pa targa ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.
Ekipet kompetente po kryejnë këqyrjen në vendin ku ndodhi aksidenti, ndërkohë që policia po heton për të përcaktuar plotësisht shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.
