Reforma territoriale/ Cërriku hap konsultimet publike, Doka: Qëndrimi do të bazohet te zëri i qytetarëve, jo te përplasjet politike

Bashkia Cërrik, ka çelur zyrtarisht konsultimin publik për projektligjin e Reformës Administrativo-Territoriale. Me mbërritjen e dokumentit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, ka filluar afati 60-ditor brenda të cilit banorët mund të paraqesin mendime dhe propozime për hartën e re territoriale, e cila parashikon që numri i bashkive në vend të ulet nga 61 në 46.

Kryetari i Bashkisë Cërrik, Florenc Doka, e njoftoi nisjen e procesit përmes një postimi në rrjetet sociale. Ai u kërkoi qytetarëve të përfshihen aktivisht, pasi reforma lidhet drejtpërdrejt me të ardhmen e komunitetit dhe, sipas tij, nuk duhet trajtuar si debat politik.

Të lidhura

None found

Doka bëri të ditur se më 3 gusht 2026 Bashkia Cërrik mori shkresën nr. 3573, datë 31 korrik 2026, të Kuvendit të Shqipërisë.

Ky dokument shënon edhe hapjen zyrtare të periudhës 60-ditore të konsultimit publik mbi projektligjin e Reformës Administrativo-Territoriale.

Gjatë ditëve të ardhshme parashikohet të zhvillohen takime konsultuese si në qytetin e Cërrikut, ashtu edhe në të gjitha njësitë administrative të bashkisë. Datat, oraret dhe vendndodhjet e takimeve do të njoftohen së shpejti.

Në mesazhin e tij, Doka sqaroi se diskutimi nuk duhet të përqendrohet te vazhdimësia ose jo e Bashkisë Cërrik si institucion. Sipas tij, vëmendja duhet të drejtohet te përfitimet konkrete që çdo formë e re e organizimit territorial mund t’u sjellë qytetarëve.

Kryebashkiaku nënvizoi gjithashtu nevojën që banorët të marrin informacion të plotë përpara se të shprehin qëndrimin e tyre.

Procesi, sipas tij, duhet të ofrojë pyetje dhe përgjigje të qarta për mënyrën se si reforma mund të ndikojë në jetën e përditshme.

Ndër temat që Bashkia Cërrik kërkon të trajtojë në konsultime, është nëse ruajtja e saj si njësi më vete siguron më shumë zhvillim ekonomik, investime dhe shërbime cilësore.

Po ashtu, do të diskutohet se cilat do të ishin përfitimet konkrete për banorët në rast se zbatohet një model tjetër organizimi.

Një çështje tjetër lidhet me mënyrën se si Cërriku do të përfaqësohet në strukturat vendimmarrëse.

Në konsultime do të kërkohen sqarime edhe për shpërndarjen e fondeve publike dhe të investimeve.

Pjesë e diskutimit do të jetë gjithashtu nëse njësitë e reja do të pajisen me kompetenca më të gjera apo nëse ndryshimet do të mbeten vetëm në rrafshin administrativ.

“Ky nuk është një konsultim për fatin e një kryetari bashkie. Është një konsultim për të ardhmen e komunitetit tonë”, deklaroi Doka, ndërsa bëri thirrje që diskutimi të zhvillohet me qetësi, respekt dhe përgjegjësi.

Ai i ftoi qytetarët të jenë të pranishëm në çdo takim, të shtrojnë pyetje, të paraqesin propozime dhe të dëgjojnë argumentet. Doka garantoi se, pas përfundimit të procesit, qëndrimi zyrtar i Bashkisë Cërrik do të formësohet mbi bazën e mendimit dhe zërit të qytetarëve.

Gjatë periudhës së konsultimeve, puna e administratës vendore do të vazhdojë normalisht. “Kemi 500 punë për të bërë”, shkroi kryebashkiaku, duke siguruar se procesi i reformës nuk do të pengojë vijimin e investimeve dhe ofrimin e shërbimeve për komunitetin.


matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetCasinolevantCasinolevantholiganbetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobetholiganbetmarsbahiscasibombigboss