Gjykata e Tiranës, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për aktivisten turke Julide Yazici, e arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit pas një kërkese të autoriteteve turke për ekstradimin e saj.
32-vjeçarja rezultonte e shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Stambollit e kishte dënuar me 4 vite e 2 muaj burg për veprat penale “Dhënia e ndihmës logjistike për organizatë terroriste” dhe “Pjesëmarrja në grupe terroriste”.
Të lidhura
None found
Kujtojmë se Yazici, u ndalua nga policia shqiptare teksa mbërriti në Rinas gjatë një udhëtimi nga Franca.
Mësohet se ajo kishte përfituar azil politik në Francë, duke argumentuar se në Turqi rrezikohej për shkak të ndjekjes penale dhe dënimit të dhënë ndaj saj.
Pas shqyrtimit të kërkesës së paraqitur nga autoritetet turke, Gjykata e Tiranës vendosi ta lërë në masën e sigurisë “arrest në burg”, ndërsa procedurat për shqyrtimin e kërkesës së ekstradimit vijojnë sipas ligjit.
