Kushtetuesja e RMV-së denoncon për herë të parë një gjyqtar

Një gjyqtar i Gjykatës Themelore Civile Shkup është kallëzuar nga Gjykata Kushtetuese në Prokurorinë Publike dhe në Këshillin Gjyqësor, pasi nuk kishte zbatuar një vendim të saj. Ky është rasti i parë i këtij lloji.

Të lidhura

None found

Çështja lidhet me gazetaren Natasha Stojanovska dhe ngjarjet e 27 prillit 2017.

Më herët, Gjykata Kushtetuese kishte vendosur se gazetares i ishte cenuar e drejta e lirisë së shprehjes publike, duke kërkuar që rasti të shqyrtohej sërish.

Gjykata Themelore Civile, megjithatë, e refuzoi kërkesën për përsëritjen e procedurës, me arsyetimin se vendimi i Kushtetueses nuk mund të shërbente si bazë për një veprim të tillë.

Sipas Gjykatës Kushtetuese, kjo mënyrë veprimi përbën mosrespektim të vendimit të saj përfundimtar.

Për rrjedhojë, për herë të parë është vënë në përdorim mekanizmi i ri që garanton zbatimin e vendimeve. Ky mekanizëm parashikohet në Aktin e Gjykatës, i cili zbatohet që prej shtatorit të vitit 2024.


Shtuar 7.08.2026 13:59

matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetCasinolevantCasinolevantholiganbetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobetholiganbetmarsbahiscasibombigboss