Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka mbërritur në ambientet e Kuvendit të Kosovës.
Të lidhura
None found
Gjatë qëndrimit atje, ai pritet të takohet me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.
Takimi zhvillohet vetëm pak orë para përfundimit të afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit dhe shënon përballjen e tretë mes Abdixhikut dhe Kurtit.
Nuk dihet ende nëse biseda do të prodhojë një marrëveshje që do t’i hapte rrugë krijimit të institucioneve të shtetit.
