Shqiptari godet ish-gruan me thikë në Itali, plagos dhe djalin që po i ndante

Një 51-vjeçar shqiptar, Aliko Hyseni ka tentuar të vrasë ish-bashkëshorten e tij, duke e goditur me thikë. Ai gjithashtu ka plagosur edhe djalin, i cili ka ndërhyrë për t’i ndarë.

Ngjarja ka ndhdir gjatë natës së djeshme në Sulmona.

51-vjeçari ka sulmuar ish-gruan ndërsa ajo po kthehej në shtëpi. 40-vjeçarja mori dy plagë në bark.

Ulërimat e gruas ngrinë gjithë lagjen në këmbë, ndërsa menjëherë kanë mbërritur dhe dy fëmijët e çiftit, duke u përpjekur të ndalonin krimin. Njëri prej tyre u plagos gjithashtu.

Tashmë, policia ka vënë në pranga 51-vjeçarin, ndërsa 40-vjeçarja dhe të birin ndodhen në spital.

Mësohet se çifti ishin ndarë rreth një muaj më parë me vendim gjykate./albeu.com


Shtuar 30.07.2021 11:19