Rama për “Financial Times”: Shqipëria ndodhet në periudhën më të favorshme drejt BE-së

Bashkimi Evropian ndodhet përballë një etape të rëndësishme për të ardhmen e zgjerimit, pas më shumë se dhjetë vitesh pa pranuar asnjë shtet të ri. Në këtë proces, Shqipëria renditet ndër vendet që kanë bërë përparimin më të madh drejt anëtarësimit.

Një analizë e publikuar së fundmi nga “Financial Times” vëren se zhvillimet gjeopolitike, lufta në Ukrainë dhe çështjet e sigurisë e kanë rikthyer zgjerimin në fokusin kryesor të Brukselit.

Të lidhura

None found

Megjithatë, brenda BE-së vijon diskutimi nëse blloku është i përgatitur për të pranuar anëtarë të rinj.

Shqipëria përmendet së bashku me Malin e Zi, Ukrainën dhe Moldavinë si një ndër shtetet që kanë avancuar në negociatat për anëtarësim.

“Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian. Vendi ndodhet në momentin më të mirë në shumë drejtime”, deklaroi kryeministri Edi Rama për “Financial Times”.

Sipas gazetës, Mali i Zi vazhdon të jetë kandidati më pranë anëtarësimit, ndërsa Shqipëria ka nisur procesin e mbylljes së kapitujve të parë të negociatave dhe bën pjesë te vendet që po zbatojnë reformat me ritmin më të shpejtë.

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, thekson se zgjerimi nuk duhet të konsiderohet më thjesht si një proces ekonomik, pasi dimensioni i tij i sigurisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm.

“Zgjerimi nuk është më vetëm që vendet kandidate të arrijnë nivelin tonë. Sot ai është edhe një politikë sigurie. Ka të bëjë me mënyrën se si ne, evropianët, mund të punojmë së bashku në realitetin e ri botëror”, u shpreh Kos.

Megjithatë, “Financial Times” nënvizon se në Bashkimin Evropian vazhdojnë paqartësitë lidhur me mënyrën se si duhet të realizohet procesi i zgjerimit.

Franca dhe Gjermania kanë hedhur idenë e një integrimi gradual. Sipas këtij modeli, vendet kandidate do të merrnin përfitime të pjesshme nga anëtarësimi ndërsa do të zbatonin reformat. Disa prej vendeve kandidate, megjithatë, druhen se kjo qasje mund ta zvarrisë edhe më tej procesin.

Muajt e fundit të vitit 2026, sipas “Financial Times”, do të jenë përcaktues për drejtimin që do të marrë zgjerimi i Bashkimit Evropian.

Nëse Mali i Zi përfundon kapitujt e mbetur dhe vendet anëtare bien dakord për reformat e brendshme të BE-së, blloku mund të kalojë në një fazë të re të zgjerimit.

Në rast të kundërt, autorët paralajmërojnë se mund të vihet në pikëpyetje besueshmëria e Bashkimit Evropian përballë vendeve që synojnë anëtarësimin.


Shtuar 7.08.2026 11:16

matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetholiganbetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobetholiganbetmarsbahiscasibombigboss