Barcelona ka gati propozimin e parë që synon t’ia paraqesë Manchester Cityt për transferimin e Rodrit, pasi më herët ka siguruar marrëveshjen personale me mesfushorin.
Sipas gazetarit Nil Sola, i cili raportoi për El Larguero, klubi katalunas planifikon të ofrojë 45 milionë euro si shumë fikse dhe 15 milionë euro të tjera në formë bonusesh për nënshkrimin e lojtarit.
Të lidhura
None found
Në total, propozimi arrin vlerësimin prej 60 milionë eurosh që i është bërë Rodrit. Megjithatë, ende nuk dihet nëse Manchester City do të jetë dakord me këtë mënyrë pagese.
Barcelona ka rënë ndërkohë dakord me 30-vjeçarin për kushtet personale të një kontrate deri në vitin 2030. Në rast se transferimi përfundon me sukses, ai pritet të përfitojë rreth 15 milionë euro neto në sezon.
Për të mundësuar afrimin e Rodrit, kampionët e La Ligës po shfrytëzojnë fondet e merkatos që fillimisht ishin rezervuar për transferimin e një qendërmbrojtësi.
