Gjatë korrikut, pika kufitare e Morinë, regjistroi një qarkullim të lartë të qytetarëve dhe mjeteve. Të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë se në këtë pikë kufitare, e cila lidh Shqipërinë me Kosovën, u përpunuan rreth 422 mijë udhëtarë dhe 130 mijë automjete gjatë muajit.
Ndërkohë, vetëm në pesë ditët e para të gushtit, mbi 90 mijë pushues nga Kosova kaluan përmes Morinit për të hyrë në Shqipëri. Mes tyre kishte edhe pjesëtarë të diasporës.
Të lidhura
None found
Ngarkesa më e lartë u shënua në fundjavën e parë të gushtit, kur u regjistruan rreth 50 mijë hyrje.
Shtimi i lëvizjeve përkon me pikun e sezonit turistik veror, periudhë gjatë së cilës shumë qytetarë të Kosovës zgjedhin bregdetin e Shqipërisë për të kaluar pushimet.
