Një banesë dykatëshe në lagjen “16 Prilli” të Fierit, është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e djeshme, duke pësuar dëme të mëdha materiale.
Raportimet paraprake bëjnë me dije se flakët nisën në katin e dytë të banesës. Në vendngjarje u dërguan shërbimet zjarrfikëse dhe forcat e Policisë, të cilat ndërhynë për të izoluar zjarrin dhe për të parandaluar përhapjen e tij në pjesët e tjera të objektit apo në banesat pranë.
Të lidhura
None found
Dyshimet e para lidhen me një shkëndijë elektrike, ndërsa grupi hetimor po vijon veprimet procedurale për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e saktë të zjarrit, si edhe për të evidentuar dëmet.
Ngjarja nuk ka shkaktuar të lënduar, ndërsa dëmet e regjistruara në banesë janë të konsiderueshme.
