Një numër i madh përdoruesish të WhatsApp-it nga vende të ndryshme kanë njoftuar se u është ndërprerë papritur qasja në llogaritë e tyre.
Të lidhura
None found
Disa prej tyre kanë mbetur pa akses pa marrë asnjë paralajmërim, ndërsa të tjerë janë informuar përmes njoftimeve se llogaritë u janë pezulluar për shkak të veprimtarive të dyshimta.
Meta, kompania që zotëron aplikacionin, e ka pranuar ekzistencën e problemit dhe ka bërë të ditur se po zhvillon hetime për të gjetur një zgjidhje.
Shkaku i kësaj vale bllokimesh nuk është përcaktuar ende. Megjithatë, dyshimet janë përqendruar te mekanizmat automatikë të sigurisë së WhatsApp-it, të krijuar për evidentimin e spam-it, keqpërdorimeve dhe veprimtarive të pazakonta.
Kompania ka filluar përpjekjet për të identifikuar burimin e problemit dhe për t’ua rikthyer qasjen personave të prekur. Përdoruesit, llogaritë e të cilëve mund të jenë bllokuar gabimisht, janë udhëzuar nga Meta që të zbatojnë procedurat zyrtare të verifikimit.
Me miliarda përdorues, WhatsApp-i renditet ndër platformat e komunikimit më të përdorura në nivel botëror. Për këtë arsye, problemet me llogaritë apo ndërprerjet e shërbimit mund të ndikojnë globalisht si në komunikimin personal, ashtu edhe në atë të biznesit.
