Nagavci: Të gjithë deputetët mbajnë përgjegjësi për zgjedhjen e Presidentit

Deputetja Arbërie Nagavci, ish-drejtuese e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se zgjedhja e Presidentit ose Presidentes së Republikës përbën detyrim kushtetues dhe politik për secilin deputet të Kuvendit të Kosovës. Ajo ka nënvizuar se qytetarët kërkojnë sjellje të përgjegjshme dhe jo pengesa institucionale.

Të lidhura

None found

Sipas saj, zgjidhja nuk qëndron te dërgimi i vendit sërish në zgjedhje. Nagavci ka kërkuar që dallimet politike të tejkalohen dhe të gjendet një pajtim i gjerë rreth Presidentit ose Presidentes së Republikës.

Ajo ka vlerësuar se në krye të shtetit duhet të zgjidhet një personalitet që gëzon konsensus, përfaqëson unitetin e popullit dhe njihet për integritet, vlera, si dhe kontribut të dëshmuar ndaj shtetit e shoqërisë.

Nagavci ka sqaruar se kërkesa për më shumë kohë është bërë pikërisht që dialogu të mundësojë arritjen e një marrëveshjeje politike, e cila do t’u shërbente interesave të Republikës dhe qytetarëve.

Duke rikujtuar qëndrimet e kryeministrit Albin Kurti, ajo ka deklaruar se asnjë marrëveshje nuk mund të krijohet në mungesë të mirëkuptimit, koncesioneve dhe kompromisit.

Nagavci ka thënë se Lëvizja VETËVENDOSJE! e ka ndërmarrë tashmë hapin e saj të tërheqjes, duke hequr dorë nga kandidatura e Glauk Konjufcës. Sipas saj, tash u takon edhe forcave të tjera politike t’u krijojnë hapësirë bisedimeve dhe të ndihmojnë në sigurimin e një marrëveshjeje.

Ajo ka theksuar se qëndrimi pa kompromis duhet të vlejë vetëm kur mbrohen sovraniteti, integriteti territorial, demokracia dhe interesi i Republikës së Kosovës. Ndërkaq, për formimin e institucioneve, Nagavci ka vlerësuar se kompromisi dhe përgjegjësia janë të domosdoshme.

Në përmbyllje, Nagavci ka apeluar që dialogut politik dhe përpjekjeve për marrëveshje mbi Presidentin ose Presidenten e Republikës t’u jepet një mundësi e mirëfilltë. Sipas saj, në këtë mënyrë mund të shmangen zgjedhjet e reja, të parakohshme dhe të panevojshme, të cilat do të cenonin stabilitetin institucional dhe ekonominë e vendit.


Shtuar 6.08.2026 21:19

holiganbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetCasinolevantHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobetnakitbahisbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobetholiganbetmarsbahiscasibombigboss