Universiteti i Prizrenit mirëpret studentë nga vende të ndryshme në Shkollën Verore Ndërkombëtare

Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” ka nisur edicionin e pestë të Shkollës Verore Ndërkombëtare 2026, e cila ka sjellë në qytetin historik të Prizrenit studentë nga mbarë bota. Aktiviteti synon të krijojë ura bashkëpunimi akademik dhe kulturor mes pjesëmarrësve.

Të lidhura

None found

Gjatë këtij edicioni, studentët do të ndjekin gjashtë module universitare. Sipas koordinatorit Rifat Morina, interesi për këtë program ka qenë jashtëzakonisht i lartë, edhe pse promovimi i shkollës është bërë kryesisht nga ish-studentët dhe jo drejtpërdrejt nga organizatorët.

Morina bëri të ditur se nga 300 aplikuesit e regjistruar, rreth 200 studentë do të marrin pjesë në edicionin e pestë. Për ta, kjo përvojë përbën një mundësi për të shkëmbyer njohuri, si dhe për të njohur shoqëri e kultura të reja.

Studentja Jetlinda Gjona e cilësoi pjesëmarrjen si një përvojë shumë të mirë. Ajo tregoi se për shkollën verore kishte marrë informacion nga një profesor nga Austria, me origjinë nga Prishtina, i cili e kishte nxitur të aplikonte.

Për Zohal Holamajderën, studente nga Taxhikistani, kjo është pjesëmarrja e dytë në Shkollën Verore. Ajo po ndjek kursin që trajton lajmet e rreme, dezinformimin dhe inteligjencën artificiale, tema që i konsideron veçanërisht interesante.

Edhe studenti nga Sudani, Muhammed Harun, u shpreh se modulet e programit lidhen kryesisht me inteligjencën artificiale. Sipas tij, AI përfaqëson të ardhmen dhe do të jetë e pranishme në çdo pjesë e fushë të jetës, ndaj edukimi i njerëzve për këtë teknologji është i rëndësishëm, pavarësisht profesionit të tyre.

Alejna Kastrati, studente nga Belgjika, tha se po e shijon qëndrimin në Prizren dhe se dëshiron të rikthehet sërish. Ajo veçoi miqtë e rinj që ka krijuar, si dhe profesorët dhe kurset, të cilat i vlerësoi si shumë të mira.

Programi i Shkollës Verore në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti” do të vijojë deri më 14 gusht.


Shtuar 6.08.2026 21:09

holiganbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetCasinolevantHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobetnakitbahisbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobetholiganbetmarsbahiscasibombigboss