Fetoshi: Vuçiqi ringjall retorikën e Millosheviqit përmes projektit të “Botës Serbe

Sipas drejtorit të Institutit OCTOPUS, Arben Fetoshi, Aleksandar Vuçiq, Milorad Dodik, Marko Knezheviq dhe Patriarku Porfirije kanë dëshmuar në Mërkonjiq Grad se projekti i “Botës Serbe” po vijon në një formë të kamufluar, të ngjashme me politikën e Sllobodan Millosheviqit. Kjo, sipas tij, është paraprirë nga sinjalizimi i Paunoviqit dhe “heroizimi” i kriminelëve përmes monumentit të ngritur për Brigadën e 37-të të Motorizuar në Rashkë.

Gjatë ceremonisë përkujtimore për operacionin kroat “Stuhia” të vitit 1995, udhëheqësit e këtij projekti kanë artikuluar, sipas Fetoshit, një qasje hibride. Ajo mbështetet te paraqitja e serbëve si viktima, te pozicionimi i Serbisë si faktor mbrojtës dhe te akuzat ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian dhe Perëndimit për vuajtjet e popullit serb.

Të lidhura

None found

Fetoshi thotë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq, përmes një fjalimi emocional, përdori një gjuhë edhe më të avancuar se retorika e Millosheviqit. Ai deklaroi se “Serbia s’do të lejojë kurrë më dhe askund të përsëritet ‘Stuhia’ dhe se është mjaftueshëm e fuqishme për ta mbrojtur popullin e vet”.

Vlerësimi i tij është se mohimi i përgjegjësisë së serbëve për luftërat e viteve ’90 dhe thirrjet për “mbrojtjen” e tyre kudo që jetojnë shkojnë përtej justifikimit të politikave të ndjekura. Sipas Fetoshit, kjo retorikë synon të mohojë përgjegjësinë shtetërore për krimet, spastrimin etnik dhe gjenocidin në Kroaci, Bosnjë-Hercegovinë dhe Kosovë, si dhe të legjitimojë objektivat e “Botës Serbe”.

Analiza e Fetoshit nënvizon se të njëjtin mesazh e përcolli edhe Milorad Dodik. Ai akuzoi Kroacinë për “gjenocid” dhe deklaroi se operacioni “Stuhia” ishte planifikuar nga “ekspertët amerikanë”.

Retorika kundër Bashkimit Evropian është vijuar edhe nga Marko Knezheviq, të cilin Fetoshi e përshkruan si përfaqësues të kësaj strategjie në Mal të Zi. Knezheviq e cilësoi orientimin e Podgoricës drejt Perëndimit si “thikë” ndaj popullit serb.

Ndërsa Patriarku Porfirije, sipas Fetoshit, i dha këtij interpretimi një përmbyllje fetare duke e përshkruar popullin serb si “një popull të vetëm”. Në këtë mënyrë, projekti i “Botës Serbe” mori edhe një formë legjitimiteti nga Kisha Ortodokse Serbe.

Drejtori i OCTOPUS argumenton se Vuçiqi në Serbi, Dodiku në Republikën Serbe, Knezheviqi në Mal të Zi dhe Porfirije përmes Kishës Ortodokse Serbe përbëjnë katër kanalet kryesore të komunikimit strategjik të këtij projekti.

Fetoshi e konsideron rishkrimin e historisë një element kyç për avancimin e “Botës Serbe”. Sipas tij, në këtë narrativë Serbia duhet të paraqitet si viktimë, ndërsa serbët si një popull i përndjekur dhe i tradhtuar nga Perëndimi.

Ai thekson se, edhe përballë fakteve historike dhe vendimeve të drejtësisë ndërkombëtare, strategjia e mohimit synon “ndërrimin e roleve”. Në këtë kuadër, viktimizimi përdoret për ta paraqitur projektin si një mekanizëm mbrojtës dhe për t’i dhënë atij legjitimitet.

“E njëjta skemë dhune dhe shkatërrimi bota e ka parë me Millosheviqin, sepse mohimi, falsifikimi i historisë dhe retorika shoviniste nuk mund të sjellin rezultat tjetër”, përfundon analiza e Arben Fetoshit.


Shtuar 6.08.2026 21:08

holiganbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetCasinolevantHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobetnakitbahisbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobetholiganbetmarsbahiscasibombigboss