Juristi i së drejtës penale ndërkombëtare për “Bota sot”: A kanë kompetencë Dhomat e Specializuara të Kosovës për krime kundër njerëzimit pas zbulimit të…

Zbulimi i varreve të reja masive në Kosovë ka risjellë në qendër të vëmendjes kërkesat për drejtësi për viktimat e luftës. Në këtë kontekst, profesori i së drejtës penale ndërkombëtare, William Schabas, ka sqaruar se Dhomat e Specializuara të Kosovës, në rrethana të caktuara, teorikisht mund të kenë juridiksion, por rastet ku të dyshuarit janë pjesëtarë të forcave serbe duhet të trajtohen nga drejtësia e Kosovës.

Të lidhura

None found

Në përgjigjen e tij për gazetën “Bota sot”, Schabas foli për mundësinë që Dhomat e Specializuara të hetojnë krimet e lidhura me varret e reja masive, të cilat mund të përbëjnë shkelje të rënda të së drejtës ndërkombëtare humanitare. Ai trajtoi gjithashtu mekanizmat ligjorë që u mbeten familjeve të viktimave, të cilat vazhdojnë të presin drejtësi.

Sipas tij, juridikisht nuk përjashtohet që ky institucion të ketë kompetencë për raste të tilla. Megjithatë, ai rikujtoi se Dhomat e Specializuara u themeluan për një qëllim krejt tjetër.

Schabas deklaroi se, në parim, Dhomat e Specializuara mund të procedojnë penalisht krime të kryera nga shtetas të Kosovës ose të Republikës Federale të Jugosllavisë, si edhe raste në të cilat viktimat kanë qenë shtetas të Kosovës apo të RFJ-së, me kusht që veprat të kenë ndodhur nga janari 1998 deri në dhjetor 2000. Për këtë arsye, sipas tij, juridiksioni i tyre është teorikisht i mundshëm.

Profesori shpjegoi se gjykata u krijua për të shqyrtuar pretendimet për krime të kryera nga udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët më vonë morën poste në institucionet e vendit.

Image

Ai tha se Dhomat e Specializuara kishin për synim trajtimin e krimeve që dyshohej se ishin kryer nga drejtues të UÇK-së, të cilët më pas u përfshinë në qeverinë e Kosovës, ndërsa këto raste nuk ishin shqyrtuar nga Tribunali Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavinë. Sipas Schabas, vlerësimi i atëhershëm ishte se drejtësia vendore nuk do t’i hetonte kurrë ato çështje.

Kur të dyshuarit për krimet janë pjesëtarë të forcave serbe, sipas tij, rrethanat juridike ndryshojnë. Schabas vlerësoi se në këto raste nuk paraqiten të njëjtat barriera politike që çuan në krijimin e Dhomave të Specializuara.

Nëse ekziston dyshimi se veprat janë kryer nga serbët, sistemi ligjor i Kosovës ka mundësi t’i ndjekë penalisht, deklaroi ai. Profesori theksoi se pengesat politike të pranishme në çështjet e lidhura me UÇK-në nuk ekzistojnë në këtë situatë, ndaj e drejta e viktimave duhet të realizohet përmes sistemit gjyqësor vendor të Kosovës.

Në përfundim, Schabas u shpreh skeptik se Dhomat e Specializuara mund ta shtrijnë veprimtarinë e tyre edhe në këtë drejtim. Si një nga arsyet, ai përmendi shpenzimet e mëdha që kërkon funksionimi i këtij mekanizmi.

Sipas tij, Dhomat e Specializuara janë një alternativë jashtëzakonisht e kushtueshme. Schabas tha se nuk beson që financuesit e tyre, në thelb Bashkimi Evropian, do të tregohen të gatshëm të investojnë më tej për zgjerimin e mandatit të këtij institucioni.


Shtuar 6.08.2026 20:24

holiganbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetCasinolevantHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobetnakitbahisbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobetholiganbetmarsbahiscasibombigboss