Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, zhvilloi një takim me dy zyrtarë të FBI-së, në kuadër të partneritetit të vazhdueshëm institucional për sigurinë dhe zbatimin e ligjit.
Të lidhura
None found
SHKK-ja njoftoi se bisedimet u përqendruan te bashkëpunimi me FBI-në për parandalimin dhe luftimin e terrorizmit, evidentimin dhe administrimin e rreziqeve të sigurisë, si dhe rritjen e aftësive profesionale nëpërmjet ndarjes së përvojave dhe praktikave më të mira ndërkombëtare.
Gjatë takimit u çmua edhe bashkëpunimi i arritur deri më tani, i vlerësuar si tejet i rëndësishëm për zhvillimin e kapaciteteve profesionale të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe për përballjen me sfidat e përbashkëta të sigurisë.
Në njoftim bëhet e ditur se, në përmbyllje të takimit, palët ranë dakord ta vijojnë dhe ta intensifikojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, përmes koordinimit të pandërprerë, shkëmbimit të informacioneve dhe organizimit të veprimtarive të përbashkëta profesionale.
