Dinamo do të luajë gjithçka në takimin e kthimit kundër Audas, i cili do të zhvillohet më 13 gusht në orën 21:00 në stadiumin “Elbasan Arena”.
Të lidhura
None found
Pavarësisht humbjes minimale 1-0 në transfertën letoneze, mundësia për të siguruar kalimin në raundin e “play off”-it mbetet plotësisht e hapur. Për këtë përballje, UEFA ka përcaktuar tashmë ekipin e arbitrave që do të ndajnë drejtësinë në fushë.
Arbitër kryesor është emëruar Christos Vergetis, i cili do të ndihmohet nga dy asistentët e tij, Andreas Fotopoulos dhe Konstantinos Staikos.
Si gjyqtar i katërt është caktuar Dimitrios Moschou, ndërsa në dhomën e VAR-it do të qëndrojë Athanasios Tzilos. Roli i AVAR-it i është besuar Konstantinos Poulikidis.
