Prokuroria Speciale akuzon 20 persona për krime lufte në Gjakovë, mes tyre edhe Millan Radoiçiqin

Prokuroria Speciale e Kosovës ka depozituar aktakuzë ndaj 20 personave për krime lufte të kryera në Gjakovë. Radio Evropa e Lirë mëson se në mesin e të pandehurve ndodhet edhe Millan Radoiçiq.

Të lidhura

None found

Sipas aktakuzës, grupi akuzohet për përfshirje në vrasjen e 107 civilëve. Për të gjithë të pandehurit, Prokuroria Speciale ka kërkuar që procedimi gjyqësor të zhvillohet në mungesë.

Personat e ngarkuar me veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile” janë paraqitur nga Prokuroria vetëm përmes inicialeve: M.K., R.C., M.D., P.R., S.K., L.O., Zh.S., S.S., L.D., Z.R., D.G., Ç.B., V.B., R.B., R.R., L.R., M.Sh., M.R., S.G. dhe T.A.

Prokuroria pretendon se gjatë viteve 1998-1999, M.K., atëherë shef i Sekretariatit të Punëve të Brendshme në Gjakovë, R. Ç., komandant i njësive të Policisë së Posaçme, dhe M.D., komandant i Brigadës së 52-të të Artilerisë Raketore, së bashku me të akuzuarit e tjerë, përfshirë Radoiçiqin, kanë marrë pjesë në vrasjen e 107 civilëve si pjesëtarë të këtyre njësive gjatë një “operacioni të gjerë ushtarako-policior”.

Në njoftimin e saj, Prokuroria Speciale bëri të ditur se, sipas aktakuzës, gjatë operacionit gratë dhe fëmijët u ndanë fillimisht nga burrat. Grave, thuhet në njoftim, iu morën stolitë e arit, paratë dhe sendet e tjera me vlerë, ndërsa burrat u vranë në shtëpi e në oborre, si edhe në vendin e njohur si “Ura e Taliqit”. Në të njëjtën kohë, shtëpitë u dogjën.


Shtuar 6.08.2026 16:11

holiganbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetCasinolevantHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobetnakitbahisbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobet