Londra shpall masa të reja ndaj Moskës: sanksione për 6 banka dhe cisternat e naftës ruse

Britania e Madhe ka njoftuar këtë të enjte një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë, e cila prek anije, banka dhe kompani industriale. Masat synojnë të vështirësojnë sigurimin e të ardhurave nga eksporti i naftës, të ardhura që financojnë regjimin e Vladimir Putinit dhe fushatën ushtarake ruse në Ukrainë, e cila gjatë javëve të fundit duket se është intensifikuar.

Të lidhura

None found

Sipas qeverisë britanike, paketa përmban 13 objektiva të rinj dhe gjashtë specifikime të tjera në legjislacionin që lidhet me sanksionet ndaj Rusisë. Në listë janë përfshirë gjashtë banka ruse, gjashtë cisterna të flotës së ashtuquajtur hije, të përdorura për transportin e naftës, si dhe katër kompani ruse që importojnë tantalum dhe niobium. Këto minerale të rralla përdoren në prodhimin e armëve të angazhuara në luftën në Ukrainë.

Që prej nisjes së luftës nga Putini në Ukrainë, në vitin 2022, Britania ka vendosur sanksione ndaj më shumë se 3.400 individëve, entiteteve dhe anijeve, në kuadër të regjimit të saj të masave kundër Rusisë.

Londra ka shprehur vazhdimisht mbështetjen e saj për Ukrainën. Ministri i ri i Jashtëm, Ed Miliband, ka deklaruar se presioni ndaj Rusisë do të vijojë deri në sigurimin e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme. Të njëjtin qëndrim e ka konfirmuar edhe ministri i ri i Mbrojtjes, Wes Streeting, gjatë takimit me homologun ukrainas në Kiev.

Ndërkohë, Moska i ka përshkruar vazhdimisht sanksionet e vendosura nga Britania si masa me motivim politik. Deri tani, Rusia nuk ka reaguar ndaj paketës së re dhe nuk ka njoftuar kundërsanksione.

Edhe Rusia ka vendosur më herët masa ndaj Britanisë së Madhe dhe qytetarëve britanikë. Mes personave të sanksionuar është edhe profesori shqiptar në Angli, Andi Hoxhaj, anëtar i The Royal United Services Institute në Londër. Ai u shpall person non grata në Rusi dhe është shprehur se ndihet krenar për këtë sanksion, të cilin tha se do ta printojë dhe ta vendosë në mur.


Shtuar 6.08.2026 15:59

holiganbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetCasinolevantHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobetnakitbahisbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobet