Përplasen tri automjete në aksin Sarandë-Ksamil, lëndohen dy pushues nga Spanja

Tre automjete u përfshinë në një përplasje mesditën e kësaj të enjteje në rrugën nacionale Sarandë–Ksamil, në afërsi të zonës së njohur si Manastiri. Nga aksidenti mbetën të plagosur dy shtetas spanjollë, të cilët po kalonin pushimet në Sarandë.

Pas njoftimit për ngjarjen, në vend mbërritën menjëherë ambulanca dhe shërbimet e policisë. Ekipet transportuan të lënduarit, ndërsa efektivët ndërhynë për të rikthyer qarkullimin në normalitet.

Të lidhura

None found

Të plagosurit janë Jove Pibrall Jove, 24 vjeç, dhe Catia Picac, 37 vjeçe. Fillimisht, të dy u dërguan për ndihmë mjekësore në Urgjencën e Spitalit të Sarandës.

Mjekët bënë të ditur se 24-vjeçari kishte pësuar dëmtime në pjesën e mesit. Për shkak të gjendjes së tij, ai u nis me ambulancë drejt Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë, ku do të marrë trajtim të specializuar. Ndërkaq, 37-vjeçarja, e cila ka dëmtime në kokë, vijon të trajtohet në Spitalin e Sarandës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Rrethanat që sollën përplasjen e tri automjeteve ende nuk janë bërë të ditura zyrtarisht. Policia ka nisur hetimet për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit, nga i cili janë regjistruar edhe dëme të konsiderueshme materiale.


holiganbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetCasinolevantHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobetnakitbahisbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobet